Friday, February 26, 2010

Misioni i OSBE-se ne Shqiperi dhe Keshilli i Larte i Drejtesise mban konference per etiken ne Gjykata.

Ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh dhe nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu ishin te pranishem ne konferencen me magjistratet.

"Etika eshte pjese e edukimit ligjor dhe ne duam standarte ne sjelljen e gjyqtareve", u shpreh Spahiu. Nga ana tjeter vete magjistratet vleresuan se KLD-ja ka sjelle evolucion ne sistemin gjyqesor.
http://video.google.co.uk/videoplay?docid=-6073597531384658228&ei=-BeIS__pEY_2-Aaf9sgL&q=media+video&hl=en#

Ekonomia dhe etika, sa larg njëra-tjetrës

Nga Adrian Civici
Marrë nga Gazeta Panorama
Në Shqipëri për etikën flitet pak dhe akoma më pak, për fenomene e dukuri të të gjitha fushave e sferave, që duhet t’i nënshtrohen filtrit apo gjykimit etik. Po të diskutosh sot me politikanët, vendimmarrësit, biznesmenët, konsumatorët apo thjesht me qytetarët shqiptarë, ose nuk e kanë idenë se çfarë është etika si koncept dhe normë, ose e barazojnë thjesht me moralin në përgjithësi dhe buzëqeshin duke thënë se ajo është diçka fetare dhe jo të gjithë janë priftërinj apo hoxhallarë, ose në rastin më të mirë shprehin keqardhjen se shoqëria shqiptare ka vërtet shumë nevojë për etikë në gjithë hallkat e saj. Kjo është mëse e vërtetë dhe në aktivitetin ekonomik në përgjithësi e funksionimin e biznesit në veçanti. Në Shqipëri, ekonomia dhe etika duken si një binom shumë problematik e mjaft larg njëri tjetrit. Etika gjithnjë e më pak është pjesë e programeve shkollore apo curriculum-eve universitare, sidomos atyre në fushën e ekonomisë dhe financave. Ndërkohë, pasojat negative të kësaj “distance” të gjithë i ndjejmë çdo ditë, dhe për më tepër ato duket se janë në vend të fundit apo dhe fare jashtë fokusit të aktivitetit të përditshëm të të gjitha niveleve.

Kriza aktuale ekonomiko-financiare që tronditi gjithë botën i dedikohet në një masë të konsiderueshme edhe mungesës apo mosrespektimit të normave e standardeve etike. Shumë “arritje apo zhvillime spetakolare të tregjeve dhe inovacioneve financiare” që gjeneruan krizën financiare u “frymëzuan” dhe gjetën rrugë të lirë pikërisht nga neglizhimi apo injorimi i standardeve dhe normave etike. Në thelbin e paketave “antikrizë” apo strategjive afat-mesme e afat-gjata të zhvillimit ekonomik e financiar po gjejnë vend gjithnjë e më shumë “preokupimet për futjen dhe konsolidimin e rregullave etike sa më transparente e të domosdoshme për t’u zbatuar në çdo hallkë të ekonomisë, financave dhe menaxhimit”. Por, etika del në skenë vetëm kur bëhet fjalë për ekonominë, financat dhe tregtinë ndërkombëtare. Më shumë se kaq, etika konsiderohet si element çelës në politikat ekonomike nacionale. Mënyrat e përdorimit të buxheteve nacionale, standardet dhe përdorimi i investimeve publike, paketat fiskale, mënyrat e funksionimit të sistemeve tatimore e doganore, cilësia dhe vërtetësia e aplikimit të normave e standardeve antimonopol, mbrojtja e mjedisit, përdorimi apo shpërdorimi i territorit nëpërmjet aplikimit të ligjit apo klientelizmit, ekzistenca apo mungesa e bursës, ekzistenca apo falimentimet e bizneseve, bilancet kontabël transparente apo të dyfishta, procedurat dhe rregullat e kreditimit, etj., janë pjesë e rëndësishme e spektrit të veprimit të normave e standardeve etike që implikojnë çdo çast qeverinë, bizneset, bankat, konsumatorët, OJF-të, etj.

Etika ka për mision t’i përgjigjet pyetjeve të tilla si: “Çfarë është e mirë”, “çfarë është e drejtë”, “çfarë është e arsyeshme”, etj. Thelbi i këtij reflektimi dhe pasoja direkte e tij, “marrja e vendimit” apo “dhënia e urdhrit” përcaktohet nga morali i aktorëve vendimmarrës të çdo niveli qofshin, kryeministër, ministër, drejtor, menaxher, pronar biznesesh, financier, ekspert kontabël, kryetar partie, deputet, qytetar, konsumator, etj. Cilat janë normat etike me të cilat ata janë formuar apo janë të aftë të zbatojnë në aksionet e tyre të përditshme? Substanca thelbësore e kësaj analize e ka zanafillën që në kohën e Greqisë së vjetër dhe Aristotelit, i cili në disa nga veprat e tij më të rëndësishme analizon diferencën ndërmjet “oekonomisë” dhe “”krematistikës” , ose ndryshe ndërmjet “fitimit” si rezultat i punës së ndershme dhe “artit të pasurimit” ose fitimit të pandershëm. Në kohën e sotme, ky shqetësim mund të përkthehet si veprim në emër të interesave të ngushta personale, përdorimit të forcës së pushtetit, shfrytëzimit të klientelizmit politik e ekonomik, përdorimit të mbulesës politike si mbrojtje ndaj abuzimeve, përdorimit të retorikës demokratike dhe lirisë si mbulesë e korrupsionit, etj., me qëllim të vetëm “fitimin me çdo kusht”.

Në këtë këndvështrim, duket sikur 24 shekuj mbas Aristotelit shoqëria, politika dhe biznesi shqiptar janë partizanë të zjarrtë të “krematistikës” aristoteliane. I zoti, i shkathët, i aftë, “kopil”, “i paparë”, etj., quhet apo cilësohet masivisht çdo individ, biznes, funksionar publik, politikan, etj., që arrin të fitojë maksimalisht në çdo nivel, rrethanë apo stad të pushtetit politik, ekonomik apo financiar ku ndodhet e ka mundësi ta përdorë. Duket se merita më e madhe është “aftësia për të fituar” dhe “fitimi me çdo mënyrë”. Në çfarë kushtesh?, me çfarë niveli transparence?, me çfarë mënyrë?, me çfarë pasojash për shoqërinë apo thjesht “për të tjerët”?, etj., duket sikur janë pyetje që nuk ja vlejnë të bëhen. Shoqëria jonë në shumicën dërrmuese të rasteve “mbyll sytë” dhe e pranon si normale një sjellje të tillë, politika në shumë nga hallkat e saj, si pasojë e nevojës për mbështetje apo përfitim ekonomik e përkrah apo e lufton në funksion të interesave dhe luftës politike, biznesi në shumë raste “suksesin” e barazon vetëm me sasinë e parave të fituara, individët janë gati të pranojnë çdo lloj “kompromisi” në treg dhe çmim pa u merakosur për “origjinën” e produktit dhe pasojat e tij në shkatërrimin e konkurrencës, prishjen e mjedisit, kushtet e punës, mirëqenien e përgjithshme sociale, etj.

Në kushtet e sotme, ekonomia dhe etika po shihen të lidhura ngushtë edhe nën këndvështrimin e efektit të madh që kjo lidhje jep për cilësinë e funksionimit të ekonomisë së tregut dhe shtetit të së drejtës. Të dy këta elementë fondamentale e mjaft problematikë për shoqërinë, ekonominë dhe politikën shqiptare duhet të bazohen në koncepte etike në kuadrin ë një sistemi tërësor vlerash. Së pari, fakti që respektimi dhe aplikimi i kontratave të çdo lloji (biznesi, politike, sociale, etj) nuk mund të mbulohet 100% nga efektet dhe sanksionet e ligjeve. Shumë veprime me to varen edhe nga etika e atyre që i zbatojnë apo kontrollojnë, d.m.th., nga objektivat që kanë në procesin e zbatimit apo finalizimit të tyre. Respektimi i të drejtave të pronësisë apo përdorimi i tyre si armë të luftës politike e ekonomike, respektimi i objektivave politikë apo ekonomikë në qeverisje në të gjitha nivelet të cilat fillimisht kanë dalë si premtime elektorale, respektimi i pritshmërive të ekonomisë apo financave të vendit duke bërë çdo reformë e konsensus të domosdoshëm në emër të zhvillimit të qëndrueshëm, krijimi i transparencës së nevojshme dhe besimit të përgjithshëm në aplikimin e buxheteve qendrore e lokale jashtë çdo koniunkture e interesi politik apo personal, kalimi i bizneseve nga informaliteti në formalitet, etj., nuk varen vetëm nga frika e ndëshkimit nga ligji, por edhe nga një sistem i përbashkët vlerash të të gjithë shoqërisë. Një ekonomi tregu që glorifikon vetëm vlerat e “këmbimit të lirë” apo “lirisë absolute individuale” nuk duhet të konsiderohet si zgjedhja më e mirë. Së dyti, dhe kjo është akoma më bazike për shoqërinë shqiptare sot, është roli dhe pesha e etikës profesionale. Pavarësisht nxitësve apo sanksioneve ligjore, çdokush që ushtron një profesion të caktuar duhet të ketë përgjegjësi të forta etike e morale përballë shoqërisë. Çdo profesion, aq më tepër ato të lidhura me ekonominë, financat apo ligjin duhet të ndjejnë peshën e etikës së profesionit të tyre, peshë që në shumë vende të zhvilluara të botës e ushtrojnë me shumë etikë dhe përgjegjësi kolegjet apo organizatat e ndryshme profesionale. Në Shqipëri ky lloj roli dhe përgjegjësie e shoqatave apo organizatave profesionale mbetet për t’u zhvilluar sa më shpejt e cilësisht që të jetë e mundur.

Historia na dëshmon se shumë vende e shoqëri ja dedikojnë suksesin në zhvillimin ekonomik e social edhe rolit të etikës në sjelljen e individëve, bizneseve dhe institucioneve. Thelbi i këtij suksesi qëndron në kalimin nga stadi i “etikës limituar individuale” në stadin e “etikës së përgjithësuar”. Etika e limituar i aplikon vlerat dhe detyrimet e saj vetëm në ambiente të ngushta familjare, klanore, politike, sociale apo biznesi. Përtej këtij mjedisi e lidhjeje, gjithçka është etikisht dhe moralisht e pranueshme. Përkundrazi, etika e përgjithësuar nënkupton që normat e saj të bëhen pjesë e gjithë ekonomisë apo shoqërisë dhe çdo politikë ekonomikë apo publike, çdo sjellje e kategorive të ndryshme profesionale ti përmbajë në thelb vlerat dhe normat etike. “Etika e përgjithësuar” krijon shumë më tepër besim reciprok ndërmjet aktorëve kryesorë të një ekonomie apo shoqërie duke bërë që ekonomia e tregut të funksionojë më cilësisht. Shumë studime në fushën ekonomike e politike dëshmojnë e sugjerojnë se adoptimi nga shoqëri të ndryshme i normave etike të përgjithësuara ka qenë dhe mbetet një element qendror që shpjegon zhvillimin e tyre ekonomik si dhe cilësinë e funksionimit të institucioneve të tyre. Edhe Amartya Sen, çmimi “Nobel” i ekonomisë, në librin e fundit të tij të titulluar “ Etika dhe ekonomia” nënvizon se “shumë nga mosfunksionimet e ekonomive në vende të ndryshme të botës mund të shpjegohen edhe si pasojë e mungesës së etikës dhe normave të saj në procesin e funksionimit dhe administrimit të tyre...neglizhimi i etikës prodhon vazhdimisht konflikte dhe cenon rëndë efeciencën e çdo ekonomie”.

Këto vende e kanë “mbjellë” etikën e përgjithësuar në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme që fillojnë me edukimin shkollor e universitar, me rolin e masmediave në shpërndarjen e normave më të mira etike, me sjelljen e mbajtjen e përgjegjësinë publike të vendimmarrësve, me ushtrimin e “presionit etik” nga e gjithë shoqëria ndaj çdo kategorie vendimmarrësish apo drejtuesish publikë, etj. Me një fjalë, e gjithë shoqëria dhe institucionet e saj kanë bërë një hap të madh përpara në kuptimin dhe zbatimin e saj në çdo hallkë.

kjo nuk eshte dicka e kendshme per tu pare........

...dhe identiteti nuk duhet te zbulohet...

PER ETIKEN NE TELEVIZION...

Ti, unë, ai, ajo, ne… rrimë para ekranit dhe shohim një gazetaro-analisto-opinionist, që rri gjysmë i shtrirë në studio, i shkujdesur, gati si unë këtu në kuzhinë dhe i cili pret t’i vënë tek qafa një jastëk, gati si unë këtu në kuzhinë.

Me një vetëkënaqësi shembullore në fytyrë, ai të jep përshtypjen se i di të gjitha: ai është politikani, ai është sociologu, ai është esteti, ai është kritiku letrar.

Ai është njeriu që të ngjall neveri.

Dhe ndërkaq, përkundrazi, gazetari që e interviston, e shikon me adhurim.

Vetë ekrani, përveç misionit informativ, ka në vetvete përcjelljen e kulturës, kulturës në kuptimin më të thellë dhe më të plotë të saj, që nga mesazhi dhe mendimi inteligjent deri tek sjellja dhe etika qytetare.

Dhe kjo është përgjegjësi, në radhë të parë, e vetë gazetarit.

Jo pak nga folëset tona, shfaqen në kuadratin e ekranit, jo me aftësi dhe merak profesional, por si modele, që presin që ti të mahnitesh dhe t’i duartrokasësh.

Kur ato transmetojnë një lajm, ti lehtësisht e kupton, që ato s’kanë kurrfarë lidhjeje me të, pra me lajmin dhe buzëqeshin e nënqeshin, sikur të jenë në një pub, në një kafe. Dhe doemos, gjesti është i tillë për të të tërhequr vëmendjen, nga fytyra dhe veshja e tyre, dhe jo nga ajo çfarë thotë teksti i lajmit. Ti qesh dhe gajasesh, kur ajo, spikerja, një informacion, për tre të vrarë në Pakistan, e përcjell me një shprehje pikëlluese, në mimike dhe me një kantilenë kaq prekëse, sa të krijohet përshtypja se po jep lajmin e vdekjes së tezes apo xhajës së saj. Apo kur Presidenti Obama dhe zonja e tij e pare, Mishel, këmbejnë një batutë me miqtë e tyre, artistët e Hollivudit, spikerja jonë kënaqet edhe ajo dhe fytyra i qeshet dhe kantilena bëhet gazmore.

Konkurrentët e përvitshëm për në Fakultetin e Gazetarisë kanë një përqindje mjaft të madhe edhe nga ato gjimnaziste, por edhe gjimnazistë, që këtë profesion e kuptojnë në mënyrën më vulgare dhe më banale: Pas 4-5 vjetësh, ato do të jenë bukuroshet e ekranit, do të jenë VIP-at e nesërm, që do të mbushin blutooth-in e “Gazetës shqiptare” dhe Shqipërinë.

Janë të paqarta motivet e pranisë së këtyre lloj folëseve në disa nga televizionet tona, por paaftësia shfaqet fare qartë.

Siç dihet, gazetaria është një nga profesionet më të vështira, që kërkon mundim, lodhje dhe kulturë. Siç thonë edhe gazetarët e vjetër, ata të vërtetët, edhe pas 15-20 vjetësh, edhe në fund të jetës, e ke të vështirë të thuash: “Unë jam gazetar”.

Gazetaria e shkruar dhe ajo televizive janë një dhe që të dyja kërkojnë njohje të jetës dhe të librit. Të gjithë ne dhe veçanërisht spikeret e televizioneve tona, kanë përditë mundësinë të kryejnë një universitet: Folëset e BBC, CNN, CBS, SKY NEWS, RAI, ZDF, TV MONDE... i sheh edhe në terren, tek raportojnë një ngjarje, në studion e lajmeve. Dhe përherë, me dinjitet dhe etikë qytetare, që e shfaqin dhe me veshjen korrekte, dhe me shije. Me gjithçka.

Gazetari nuk është hetues. A nuk është fyese, kur sheh një gazetar, i cili, me një qëndrim fodull dhe me një sjellje arrogante - thënë troç, rrugaçërore, në vend thjesht që të pyesë dhe pastaj i qetë, të presë përgjigjen, përpiqet me ngulm të imponojë? Nuk ka ndodhur vetëm në një rast apo në pesë raste, që kur një i intervistuar X i shmanget përgjigjes dhe largohet, kolegu ynë, vazhdon ta ndjekë atë, rrugicë më rrugicë, derë më derë e kthinë më kthinë dhe me mikrofonin që tanimë ia ka vënë në fyt, është më se normale të presë edhe ndonjë bërryl turinjve. Që në çastin e parë, me heshtjen e tij, shikuesi e pa refuzimin. Përse vazhdohet më tej? Që je gazetar i shkathët? Kjo vetëm shkathtësi nuk është.

Po këtë pamje të shëmtuar, e sheh jo rrallëherë edhe nga ndonjë drejtues në studio që “çan e ndan” për t’i nxjerrë tjetrit me dhunë nga goja atë që ai tjetri, cilido qoftë, nuk dëshiron ta thotë.

Kjo mënyrë e pasjellshme dhe jo profesionale fyen jo vetëm atë që intervistohet, por edhe mua që po të ndjek ulur këtu në kuzhinë.

Shprehjet: “Dua të ma thuash sinqerisht”, “Dua të më thuash të vërtetën”, të cilat me një gjuhë të egër prej hetuesi, i drejtohen të intervistuarit, fyejnë dhe irritojnë po aq edhe shikuesin.

Dikush mund të thotë dhe thotë: “S’të pëlqen? Ndërro stacion, i dashur”.

Shikuesi, sigurisht, nuk pret perfeksion profesional në çdo kanal televiziv, por një etikë profesionale dhe një sjellje normale qytetare, ekrani dhe i zoti i tij është i detyruar t’ia japë.

Objektiviteti i medias

Objektiviteti i medias



Nga:Genti KRUJA


Jetojmë në një realitet që e krijojmë vetë ne njerëzit. Realiteti ndryshon nga njeriu në njeri përderisa normalja mund të kthehet në anormalitet dhe e kundërta. Jetojmë në një realitet krejtësisht infinit që s’përfundon kurrë, as atëherë kur marrim fund edhe ne. Çdo gjë ekziston në një numër infinit vendodhjesh, epokash, historish, dekadash, ngjyrash, formash, trajtash, përmasash, sasish, interesash, lakmish, bukurish, konceptesh, kuptimesh, idesh, mënyrash, arsyesh, etj. të ndryshme infinite. Jetojmë në një realitet sa të plotë dhe mbushur në kulm, aq edhe të zbrazët!

Është realiteti i asgjësisë dhe i gjithçkasë njëkohësisht. Është realitet filozofik, sa i lindur aq edhe i krijuar gjatë jetës. Realitet sa i vërtetë aq edhe i sajuar, sa i mësuar aq edhe i pamësuar!


I. Realiteti i mediave shqiptare


Gazetaria shqiptare mund të thuhet që ka marrë hov të madh në vitet postdiktatoriale. Gjatë periudhes së komunizmit, gazetat e pakta, ishin pak a shumë të një rryme e të një niveli ku binte qartë në sy propaganda për pushtetin e Partinë e Punës. Nuk mund të flitej absolutisht për Liri Shtypi dhe shkrimet duhet të kalonin filtrin e censurës përpara se të publikoheshin. Pasi regjimi komunist ra dhe me ndryshimin e legjislaturës u bë e mundur hapja e gazetave dhe revistave të para private, numri i të cilave u rrit në përpjestime të mëdha aq sa në pak vite Shqipëria u bë vendi evropian me numrin më të madh të gazetave në raport me popullsinë. Ky numër i madh erdhi jo vetëm si pasojë e lirisë së shumëkërkuar, por dhe si pasojë e subvencionimeve dhe ndihmës së shtetit i cili i përjashtoi nga tatimet dhe u la rrugë të lirë veprimi. Dhe ky numër kaq i madh gazetash lindi problemin e gazetarëve të cilët nuk ishin të mjaftueshëm. Kështu në to shkruanin shumë persona që nuk kishin mbaruar akoma shkollën për gazetari, pra nuk ishin profesionalizuar në atë fushë, prandaj dhe niveli i përgjithshëm linte shumë për të dëshiruar. Herë pas here ka polemika në lidhje me Lirinë e Shtypit ku gazetarë, publicistë etj akuzojnë për ushtrim dhune psikologjike ndaj tyre, një lloj dhune që nuk shihet në aparencë, por që mund të vëzhgohet në thellësi. Të gjithë thonë që si media e shkruar edhe ajo elektronike mezi arrin të mbijetojë nga ana financiare dhe i duket e çuditshme kur gazeta, radio apo televizione të veçanta arrijnë që t’ia dalin me sukses madje dhe të ndërmarrin organizime me kosto të lartë. Media pak a shumë është e polarizuar, pro dhe kundra qeveritare.Të bie në sy sasia e madhe e gazetave dhe revistave që botohen, ku ndoshta mund të zëmë vendin e parë në botë për numrin e mediave të shkruara dhe elektronike për numër popullsie.


Problemet e masmediave në Shqipëri


1. Numri i madh i gazetave dhe cilësia e dobët e shkrimeve, ka sjellur copëzimin e lexuesit, rrjedhimisht i njëjti lexues është shpërndarë në dhjetëra gazeta që pretendojnë se janë kombëtare, por në të vërtetë shpërndahen vetëm në disa qytete kryesore. Për fshatin as që bëhet fjalë.


2. Pothuajse shumë funksionarë dhe ish funksionarë, kanë hapur gazetat e tyre, dhe këto media i përdorin në funksion të politikës në rastin më të mirë, dhe në rastet e tjera rëndomë për mbrojtje të bizneseve dhe interesave të tyre personale, shpeshherë në luftë të hapur edhe me klanet brenda për brenda. Këto lloj gazetash nuk mund të bëhen kurrsesi shprehëse të mendimeve dhe ideve të një shtrese sociale, për arsye fare të thjeshtë, sepse janë në funksion dhe në mbrojtje të interesave vetëm të pronarit të saj dhe grupit që përfaqëson ai.


3. Niveli i ulet ekonomik, standardet e ulëta të lirisë dhe mbrojtës së të drejtave të gazetarëve në veçanti, ka sjellë që ata (gazetarët) të jenë plotësisht të pambrojtur, të rrezikuar në çdo moment nga pronari, me heqje nga puna, me gjyqe dhe me gjoba.


4. Etika gazetareske lë shumë për të dëshiruar, duke filluar që nga informacionet bazë për një ngjarje; pothuajse nuk jepen asnjëherë të dhëna të sakta për një ngjarje të caktuar të ndodhur; deri tek cënimi i të drejtave të njeriut nga vetë gazetarët. Këtu është fjala për abuzime flagrante të shtypit të shkruar dhe të mediave të tjera elektronike, për të dhëna konfidenciale për njerëz të lirë, për foto të ngjarjeve të ndryshme që botohen pa asnjë lloj kriteri, deri tek “dalja” në TV e njerëzve te dyshuar nga policia si autorë të ndryshëm të ngjarjeve që ndodhin. Është e papranueshme që në një gazetë të botohen në faqe të parë foto gati horror të njerëzve të vrarë dhe të masakruar në ngjarje të ndryshme.
Në tranzicionin postkomunist, ashtu si në të gjitha fushat e tjera, edhe media ka notuar në ujërat e turbullta të kësaj faze. Shkaqet e saj kanë qenë të shumta duke u nisur nga moskonceptimi i drejtë i medias nga pronarët e saj që ende kanë diktatin kryesor në fjalën e fundit që do publikohet e deri tek paaftësia e atyre që bëjnë gazetari. Lidhjet mes medias dhe politikës kanë qenë shumë komplekse dhe janë karakterizuar jo pak herë nga kontradita të shumta.


Media e shkruar


Përsa i përket medias së shkruar ajo mbetet disa hapa larg dhe prapa krahas asaj vizive. Tirazhi i saj ditor shkon diku rreth 70.000 kopje. Sigurisht një numër i pakët për një vend me popullsi të arsimuar. Këtë zbehje të tirazhit të përgjithshëm e ka ndikuar edhe TV të cilat janë më të shpejta në dhënien e informacionit. Pikërisht lind këtu nevoja e gazetave për të ndryshuar ‘formatin’ e tyre duke dhënë jo më informacionin e thatë që publiku e ka marrë tashmë nga TV dhe Radiot, por duke shfrytëzuar hapësirat e saj për Analiza, Komente, Opinione, Intervista, Reportazhe etj. Ashtu si dhe media televizive, edhe media e shkruar nuk ka fituar ende pavarësinë e saj qoftë nga politika e momentit po ashtu edhe nga interesat vetjake të botuesve të tyre të cilat më shumë se një mall publik, e shohin median si një mjet ndihmës në biznesin e tyre. Tek ne media mund të jetë gjithçka por vetëm biznes nuk është. Duke u shitur nën kosto dhe me ndihma financiare nga shteti, ajo ende nuk po luan rolin e saj me profesionalizëm.

Niveli i gazetarisë shqiptare


Mënyra e drejtpërdrejtë e të shkruarit, e cila jep FAKTE të sakta pa u bazuar jo vetëm në idetë e njerit apo tjetrit politikan, por as në bindjet e vetë gazetarit nuk ekziston. Si rrjedhojë nuk mund të flasim për shtyp, por thjesht për njerëz të cilët shkruajnë esse apo tregime në varësi me ngjarjet në Shqipëri. Media e pavarur monitoron punën e qeverisë, dhe media jonë nuk arrin ta bëjë këtë si duhet përderisa është e varur ende jo pak nga politika. Është politika dhe politikanë të caktuar që jo pak herë kanë sulmuar gazetat e pavarura në shumë mënyra. Pra nuk kemi një liri të shtypit. Së dyti që ka të bëjë me profesionalizmin dhe etikën e gazetarit. Në gazeta lajmi është larg se vërtetës. Gazetarët nuk rendin pas burimit të lajmit dhe të jenë të përgjegjshëm për atë që publikojnë. Prodhojnë lajme sensacionale për efekt të shitjes së gazetës. (Në një gazetë të njohur të përditshme, lexohej një artikull dallues ”Atentat presidentit” dhe brenda flitej për një president kompanie shqiptare krejtësisht të panjohur). Ndalen kryesisht në kronikën e zezë, dhe kjo është një nga problemet kryesore pasi krijojnë një panik dhe modelojnë një imazh të shëmtuar të shoqërisë shqiptare. Çdo ditë kemi shembuj të krimit dhe dhunës në familje, por pasqyrohet thjeshtë fenomeni dhe nuk ndalet në përgjegjësitë dhe organet kompetente e t’i diskreditojë ata për pasivitetin dhe indiferencën për të zbutur fenomenin. Po të shfletosh gazetat, është faqja e politikës, ekonomia, kronika e zezë, sporti, por, ajo që është më e rëndësishmja, faqja sociale, është shumë e varfër. Dhe duke ditur se problemet më të mëdha të shqiptarëve sot janë ato sociale, dhuna, krimi, papunësia, varfëria, problemet e emigrantëve, arsimi, etj., këto trajtohen si probleme të dorës së dytë. Nuk merret asnjë gazetë të pasqyrojë politikat sociale që ndiqen në vend. Flitet gjerë e gjatë për partitë politike, konferencat e tyre të shtypit dhe politikanët që replikojnë me njëri-tjetrin, por jo për problemet e hallet e popullit, por për karriget dhe mbijetesën e tyre në politikë. Pra shtypi nuk është më pranë popullit, por është më pranë politikanëve, duke ju krijuar atyre një terren të kënaqshëm. Këtu janë analistët dhe kritikët e shtypit të përditshëm të cilët duhet të analizojnë dhe sulmojnë gazetarët për artikuj më objektivë dhe profesionalë.Nëpër gazeta mungon interesi për problemet e fëmijëve, si të edukohen, si të krijohen kushte për të luajtur, mungon kritika ndaj shtetit që nuk bën asgjë për të hapur shkolla ku fëmijët të mësojnë diçka që t’i vlejë në jetë, vende që të argëtohen ata fëmijë që s’kanë të ardhura, jetimët, pensionistët, etj, etj.


Media dikur dhe sot


Dikur: Deprivim informacioni… Mungesë botimesh, dijesh, mesazhesh… Varfëri e izolim mendimi… Uri për ushqim mendjeje… Njerëz të babëzitur për informacion… Njerëz që kërkojnë përmbajtje, njerëz që qarkullojnë fshehtas faqe të vjetra e të zverdhura vlerash të paplakshme, faqe të reja vlerash të reja të shtëna në dorë rrezikshëm, njerëz që përpijnë mesazhe mendjesh të ndritura.
Sot: Një çorbë informacioni që varion nga artikuj gazetash banale, diskutime politike të degraduara e deri tek arti mediokër prej misesh… Cili është informacioni i kërkuar? Çfarë lexojnë? Çfarë shikojnë? Çfarë u serviret? Përse u hyn në punë? Si e përdorin?


Dikur: Deprivim nga e vërteta.


Sot: E vërteta e zhytur në një oqean infomacioni trivial të preokupuar me banalitete. Kultura nuk mund të matet me sasinë e prodhimit të banaliteteve. Cila pjesë e informacionit përbën vlerë të qenësishme? Në ç’raport është kjo vlerë me pafundësinë e plehërave të servirura nga televizioni, gazetat, revistat dhe botimet dixhitale?


Dikur: Koha e Shtypshkrimit (Influenca e TV ende e dobët) – Libri dhe derivatet e tjera të shtypshkruara ishin burimi kryesor i marrjes së informacionit. Fjala e shkruar mbetet, e folura shuhet.


Sot: Epoka e Televizionit – Ekrani i televizionit (dhe derivatet e tij) është burimi kryesor i marrjes së informacionit. Sigurisht, s’kam asgjë kundër përdorimit të këtyre mediave. Çdonjëra mund të jetë një mjet i fuqishëm në marrjen dhe nxënien e njohurive, në rast se përdoret si duhet.
Por, në ç’mënyrë vallë po përdoren këto media?


Sa herë ju qëllon të shihni rafte me libra nëpër ambiente banimi? Përse kudo që shkon ballafaqohesh me: televizorin e ndezur dhe fëmijë që ose luajnë ethshëm lojëra zbavitëse në kompjuter ose që të përhumbur ndjekin lëvizjet e këngëtareve…Të menduarit gjendet në fraza, në fjalë, në të kuptuarit. Por, televizioni nuk preokupohet edha aq me të menduarin, se sa preokupohet me paraqitjen, me “shoë-n”, me formën dhe me ambalazhimin e informacionit publik si argëtim.Televizioni është një medium. Si i tillë, ai duhet të jetë thjesht mbartës dhe përçues informacioni. Roli i medias është të reflektojë. Por, realiteti tregon se media është shndërruar në instrument krijues. Praktikisht sot televizioni nuk është thjesht instrument përçues, ai është “Kultura e Ditës”, mishërimi i vetë përmbajtjes. Televizioni është shndërruar në “mit”. Kultura e sotme televizive po bëhet një mënyrë e të kuptuarit të botës që nuk ka të bëjë me perceptim problematik, që nuk kërkon vrarje mendjeje, që është pothuaj e pandërgjegjshme ngaqë është bërë e natyrshme dhe është rrënjosur thellë në ndërgjegje e është bërë njësh me të. Është ironike, që televizioni (dhe mediat e ngjashme) në të vërtetë, pothuaj pafajësisht, na e dëmtojnë lirinë dhe aftësinë e të zgjedhurit të informacionit. Thjesht është më e lehtë të ndjekësh televizorin sesa të “lexosh” libër. Thjesht e bëjnë “librin”, si medium të fuqishëm njohurish dhe informacioni, lehtësisht të zëvendësueshëm. Paradoksi nuk është tek kufizimi i informacionit apo tek censura, por përkundrazi tek zgjerimi i mundësive për ta gjetur, tek lehtësia për të nxënë informacion semplist, inferior, pa substancë, e pa kontekst.

Etika dhe përgjegjësia kapitale e gazetarëve dhe publikut!

Mediat dhe politika

Etika dhe përgjegjësia kapitale e gazetarëve dhe publikut!






30 nëntor 2003 / TN

Shkruan, Gëzim MEKULI*, Oslo

Etika në gazetarinë shqiptare

Nevoja për "instalimin" e etikës në shkencat e komuniakcionit, sot është më se akute. Bordet apo Shoqatat e shumta të shtypit të Kosovës (në Kosovë, ka më shumë borde të shtypit "të pamvarura e apolitike", se sa ne Gjermanine 90 milionëshe!?), në kodeksin e tyre, këta, kane formuluar "rregullat për një gazetari të pastër"…"rrespektim të jetës private dhe sferës intime", por për shkak të pamundësisë dhe mungesës së aplikimit të sanksioneve ky pressekodeks etik trajtohet e përqeshet, nga shumë institucione, grupe e individ, si "ujk i pa dhëmbë".

Shiquar në aspektin juridik, gazetarët dardan "lundrojnë" në mes "të lrisë së shtypit" në njëren anë, dhe "të drejtës mbi pacenushmërinë e personalitetit", në anën tjetër. Sidoqoftë një studim i kënaqshëm apo mundësisht "një shkollë fillore të gazetarisë" do të ishte, padyshim, me rëndësi për "një gazetar e gazetare" të sotshme dardane… Pasiqë fjala "gazetar/gazetare" është tërsisht i pambrojtur,… gjithsecili, ("nëse i teket") mund të vetquhet "gazetar/gazetare", dhe, natyrisht, të punësohet si i/e tillë!

Mediabërësit daradan dhe etika e tyre

Pushteti, ndikimi dhe me këtë edhe pergjegjesia etike, kruspullohet e mblidhet rreth botuesve dhe kryeredaktorëve. Gazetari "nuk mundet dhe nuk duhet" të vetvendosë, sepse (deri sa ai nuk është gazetare i lire) ai gjatëvepron sipas interesave të botuesit të tijë. Ky botues, parimisht, ka shumë më tëpër para, fuqi, dhe prestigj, se sa punëtori i tij. Numri i egzemplarëve dhe kyqja e recipicientëve janë më të rëndësishmet dhe preokopuese për punëdhenesin (botuesin). Sepse, detyrimisht, ky është i detyruar që mediaproduktin e tij t’a stërshes dy herë: në publik dhe "në sytë" e marketingklientëve.

Në mes gazetarit dhe publikut qëndron akoma "mediaberesi/mediandërtuesi", pra kryeredaktorët dhe botuesit. Përgjegjësia e madhe ndaj opinonit publik i "përket" këtij, e jo gazetarit. Dhe, është detyrë e botuesit "dhe (pa)kryeredaktorit", që këtij "punëmarrësi" t'i ndërmjetësoj e "ta veshë" me vlera etike.

Etika dhe përgjegjësia kapitale e publikut dardan

Në debatet mbi etikën në gazetari, opinioni publik luan një rol të vecantë. Përderisa publiku, vazhdimisht, konsumon e "thithë" produktin medial, i takon recipicientit, pra opinionit publik, të këndellet" e të analizoj se kush e si po e keqëpërdor, kush po e instrumentalizon atë; pra, do të duhej të merte mbi vete përgjegjësinë etike që i takon. Mediat masive, pra gazetarët, ofrojnë dhe me pompozitet" servojnë mallin" e vet, dhe është shiquesi, ndëgjuesi dhe lexuesi ai që vendosë, nëse e pëlqen apo jo këtë "mall". Mediat masive, po të ballafaqoheshin me një opinion të tillë të vetëdieshëm, me siguri se do të luftonin për cilësi, oferta të shëndosha dhe objektive mediale. Pra, nëpërmes pjesëmarrjes aktive në procesin komunikativ dhe pjesërisht nga opinioni publik, m’varet se c’farë cilësie dhe në c’farë shkalle do të bëhet ndërmjetësimi i etikës gazetareske dhe informimit të vet opinionit në përgjithësi.

Deri vonë kishte "shumë sy" që shifnin publikun si të pambrojtur dhe të pandihmë,… pra, pasiv. Por, së voni shkencat e komunikacionit "zbuluan recipicientin aktiv". Recipicienti aktiv, i cili mediat masive i shfrytëzon nga nevoja dhe nga "duhet", ka mundesi të vetkryej sondazhe dhe grafikacione…Në këtë mënyrë pedagogjia e komunikacionit, tenton dhe dëshiron që recipicientin "ta detyroj" që të emancipohet dhe "të mbushet mend", sepse në mesin e tijë qëndrojnë edhe shumë mafioz e rrugaq analfabet "medial"; pra që të mirëorientohet e vetëdijësohet në (mos)përdorimin, (mos)konsumimin dhe (mos)shfrytëzimin e mediave masive.

Si do të konsiderohej dhe dukej një publik me përgjegjësi të vetëdishme etike!? Në lidhje me këtë profesori i shkencave të kominikacionit, amerikani Kliford Christians shkruan: "Sikurse mbijetësa njërezore që varet nga mbrojtja dhe kujdesi i natyrës, po ashtu, dhe ne të njëjtën shkallë kërkohet një "ekologji e kulturës", (ku e dhe mediat masive bëjnë pjesë), një përkujdesje dhe një mbrojtje e saj". Christians, guximshëm e profesionalisht, "fajëson dhe gjykon" opinionin publik për përgjegjësi kolektive. Me "përgjegjësin kolektive" nënkuptohet; detyrimi dhe obligimi moral i publikut, dhe proceseve sociale në përgjithësi, se si do të duhej të "përcillej dhe të monitorizohej" komunikacioni e informimi i shoqërisë.

Nëse publiku do të ishte përgjegjës dhe bashkëfajtor për degjenerimin dhe "c’pordhjen" e gazetarise etike, atherë do duhej që këtij "ti kristalizohet dhe sqarohet", se si do të duhej të zhvillohej procesi i mediakonsumimit. Sipas profesorit të shkencave të komunikacionit Christians, konsumimi me përgjegjësi i mediave masive duhet të ndodh jo vetëm për të nxitur cilësin e mallit gazetaresk, por për vehten e tij dhe për të mirën e gjeneratave të reja.

Studimet empirike të kryera në Gjermani në vitin 1994 treguan se, shiquesi qëndron gjdo ditë nga 3 orë para televizionit; pra gjdo vit nga 1100 orë, ose 46 ditë (24 ore), apo një muaj e gjymse në vit. Për një 70 vjeqar kjo don të thot hiq më pak se 9 vite qëndrim para televizionit! Po në Kosovë, di kush, se sa gjatë qëndron një shiques para televizionit? Jo, "askush s’di gjë"! Por, duke pasë në konsideratë papunësinë, krizat politike e sociale, krizen e luftës dhe nivelin e ulët të vetëdijes dhe arsimit, padyshim dhe fatkeqësisht, dardanasi ynë "i virgjër" gjatqëndron së pakut 4 orë në ditë para televizionit! Opinioni ynë, të rinjët janë duke "u keqhelmuar"…!

Siq po shifet struktura topografike e mediave masive dardane nuk është aq e thjeshtë, përkundrazi, shumkomplekse; "plot male e kodra të larta, gropa e humnera të thella", ku gara për tu ngjitur në këto "male e kodra të larta", nganjëher, për ndonjëri, është e lodhshme, e mundimshme dhe e paarritshme; shumkush në këtë ngjitje humbë fuqinë, energjinë dhe koncentrimin, stërlodhet dhe… "humbë rrugën".

Por, kjo ngjitje në këto "male e kodra të etikës" nuk duhet të ndalohet, …pavarsisht lodhjes dhe sakrificës!

-DHUNIMI PSIKOLOGJIK I ISMET DRISHTIT!

Shumë herë ndërroja kanalin, ulja zërin e televizorit, i bija telefonit pa përgjigje të Vizion +, e prapë në ekran më dilnin sekuencat më të dhunshme ndaj njerëzve publikë, që një farë Ismet Drishti guxon t’i quajë “kamera të fshehta”.

Pjesë e një emisioni të dështuar si vetë ndjenja e humorit që kujton se ka ideuesi i tij, Game Over që transmetohet çdo të diel në Vizion Plus, më gërric e më nxit më shumë se vetë Berisha apo Nano që të rrëmbej telefonin e të kërkoj të bëj diçka nëpërmjet tij. Si shikuese, dua të ankohem me zë të lartë. Dhe nuk jam e vetmja.

Dhuna psikologjike dhe humori skandaloz që thur Ismet Drishti, është në vetvete dhunimi më i madh që më bëhet mua këndej ekranit. Mund të ndërroj kanalin. Patjetër. Dhe e bëj. Por sërish nëpër kontroll në mes reklamash në kanale të tjerë, rastis sërish të shoh Zhani Cikon, Kledi Kadiun, apo së fundmi edhe Anjeza Shahinin, që kanë rënë pre e të ashtuquajturit “humor” që gënjen mendja se po shpik Ismeti.

Anjeza Shahini po ngiste makinën e saj dhe dikush i afrohet në të e bën sikur rrëzohet, gjoja sikur e shtyp këngëtarja. E bindur se as e ka prekur fare zotërinë (makina ishte me 10 km në orë), Anjeza largohet, për t’u rikthyer në ngjarje nga ca njerëz të papërgjegjshëm që pretendonin se ishin policë. E nxjerrin këngëtaren nga makina, i çojnë duart pas, i hedhin prangat dhe i tregojnë një njeri të shtrirë, të mbuluar me çarçaf. E akuzojnë se ajo e ka shtypur këtë njeri, që pastaj na paskësh vdekur.

Reagimi i Anjezës ishte drithërues. Ajo kërkon sqarime, vë duart në kokë, qan me zë të lartë, kërkon të marrë të atin në telefon dhe gjithë kohën kërkon të shohë personin poshtë çarçafit. “Policët” bërtasin me sa kanë në kokë dhe e shajnë Anjezën si t’iu vijë për mbarë. Ndërkohë, në këtë “skenë të fshehtë humori”, është mbledhur gjithë lagjja, që sheh e habitur ndodhinë e çuditshme.

Anjeza e përjetoi jashtëzakonisht keq gjithë situatën. Dhe kishte rënë tre herë në tokë nga goditja psikologjike e skenës që po i shitej, deri sa Ismet Drishtit iu mbush koka t’i thoshte se kjo na qenkej një lojë.

Po ishte vonë. Anjeza s’po e mblidhte dot veten, e siç tha edhe vetë me vone, për ditë të tëra më pas nuk ishte në gjendje as ta ngiste makinën nga shikimi. Dhunimi psikologjik që iu bë asaj femre ishte aq i madh, sa ajo mendoi të denonconte humorziun Drishti në polici, e të ndalonte në mënyrë kategorike transmetimin e paçavures që ai e quan “kamera të fshehtë”.

Por, fatkeqësisht, pasi kaluan muaj e situata u ftoh, Anjezës disi ia mbushën mendjen dhe “loja” që i bënë u transmetua mbrëmë në Vizion Plus.

Unë do të kisha dashur me gjithë zemër që ajo vajzë të kishte thënë me këmbëngulje “JO” për transmetimin, dhe të kishte shkuar pas hezituar asnjë sekondë të vetme në polici.(megjithw dyshimet pwr funksionimin e vwrtetw tw policisw)

Nëse nuk e bën Anjeza, po e bëj vetë si shikuese. Vërtet nuk jemi në perëndim, ku një numër i caktuar ankesash nga dëgjuesit në një media fluturojnë nga puna emisionin dhe përgjegjësit e tij, ama edhe të rri e të shoh dhunën psikologjike të Ismet Drishtit, nuk mund ta pranoj me lehtësi.

Vetëm personat me çrregullime të theksuara mendore ushtrojnë dhunë publike; ata që kujtojnë se dhuna është humor, mund ta kenë ca më të lartë shkallën e mangësive. E ata që lejojnë që një televizion me shtrirje pa leje në të gjithë territorin, të transmetojë çmendurira e papërgjegjshmëri të tilla, duhet të kenë akoma më shumë probleme me sistemin nervor.

Në milionat e sekuencave me kamera të fshehta nëpër botë, nuk më ka zënë syri ushtrim të atillë dhune për një kohë aq të gjatë gjoja loje ndaj një personi publik.

KKRTSH po fle gjumë e mbase nuk e ka hiç haberin se c’bëhet ekraneve që ajo është ligjërisht e detyruar të monitorojë e të ndëshkojë.

Në këtë rast ndëshkimi do të ishte patjetër për Vizion+, por veprimi më i parë dhe më i sigurt duhet të ishte ndaj një tipi të quajtur Ismet Drishti, që po sakaton mendjet e njerëzve publikë me humorin e tij idiot, të dhunshëm, agresiv, të dënueshëm dhe të ndaluar. Ky person duhet denoncuar dhe idetë e tij duhen zhdukur nga çdo ekran televiziv.

Ku e merr lejen ky njeri të bllokojë trafikun, të dublojë figurat e policisë, të përdorë armë në të gjitha ato pseudo-kamerat e tij të fshehta? Ku e gjen guximin ky njeri të pretendojë se mund të qeshë me dhunimin psikologjik të tjetrit? E aq më tepër, me sa mend pretendon se do bëjë të qeshin edhe shikuesit me prirjet e tij brutale ndaj dhunës?

Më vjen ndër mend edhe kamera e tij e fshehtë me një tjetër personash publik, të cilit i vunë kokën mbi një copë dru pas një fugoni, edhe me një sopat sipër saj i kërkonin gjoja lekët.

Ismet Drishti është dhuna që shëtit pa asnjë teklif nëpër ekrane, duke imponuar një sjellje që është e denjë për masa ndëshkimore ligjore.

Jo vetëm “Stop dhunës”, po stop Vizionit, Idrizit e kujtdo që luan me lëkundjet nervore të njerëzve të drejtë. Ka vërtet njerëz me dërrasa mangët në këtë dynja, po nuk kemi pse t’i shohim ne c’ekuilibret e tyre mendore, të sjella gjoja si “humor”.

Humori më i madh do ishte ta shihja pas hekurave të vërtetë këdo që dhunon hapur dhe publikisht qoftë protagonistët, qoftë publikun e sulmuar nga të tilla paçavure mbushur plot me c’ekuilibra etikë e njerëzorë.

Na mbyti dhuna!

Etika ne media, debat ne KKRT

01.03.2008 15:17 - Kategoria: Kulture
Problemet e etikës në median elektronike u trajtuan sot, gjatë punimeve të një tryeze të rrumbullakët, organizuar nga KKRT-ja, Këshilli i Etikës pranë saj dhe Instituti i Medias. Në debat merrnin pjesë deputetë, regjisorë, analistë dhe drejtues të mediave në vend. Konkretisht, në debat, u fol mbi tema të etikës në programet televizive, të respektimit të Kodit Etik, të zbatimit të normës së gjuhës shqipe, të ruajtjes së dinjitetit dhe privatësisë së njeriut, të mbrojtjes së të miturve nga dhuna apo nga abuzimi me to. Një vend të veçantë në trajtesën e temave zuri edhe përdorimi i krijimeve të kohës së diktaturës, të cilat në vijimësi po i transmetohen gjithnjë e më shpesh publikut shqiptar. Lidhur me këtë aspekt, kryetari i Këshillit të Etikës pranë KKRT-së, Fatos Lubonja, vërejti se transmetimi sot, i krijimeve të kohës së diktaturës, si filmat apo muzika, të cilat po glorifikohen, duhen parë me sy kritik; nuk është vetëm çështje nostalgjie ndaj së shkuarës, por edhe një rendje pas komercializmit deri dhe në banalitet. Në vijim të kësaj teme, regjisori Saimir Kumbaro, sugjeroi se shumë prej atyre filmave dhe programeve të kohës së diktaturës, që ritransmetohen sot, duhet të shoqërohen para apo pas transmetimit me shpjegimin përkatës se në cilat kushte janë xhiruar, me analiza dhe komente nga kritikë dhe realizues të këtyre filmave.
Po ashtu, deputeti dhe regjisori, Besnik Bisha, theksoi domosdoshmërinë e ndarjes së vlerave nga antivlerat dhe të sensit të masës në autovlerësimin e krijuesve, si dhe të respektimit të profesionalizmit dhe të kritereve etike në median vizive. Në tryezë, diskutuan dhe: anëtari i Këshillit të Etikës, Bashkim Hoxha, i cili në respektimin e normës së gjuhës letrare kombëtare nga operatorët;
Ndërsa tjetër i i këtij këshilli, Remzi Lani, i cili vuri në dukje së çështjet e etikës në respektimin e pavarësisë dhe privatësisë së individit, respektimin e ligjit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, minoriteteve etj; drejtoresha e televizionit publik, Mirela Oktrova, foli për praninë e dhunës në media. Ndërsa kryetarja e KKRT-së, znj. Mesila Doda, informoi lidhur me masat paralajmëruese dhe kërkesat e KKRT-së pranë operatorëve ose organeve të respektimit të ligjit, që nuk zbatojnë normat e etikës dhe dinjitetit njerëzor. Vëmendje të veçantë, shtoi ajo, kemi pasur ndaj gjithë këtij realiteti të risjelljes së krijimeve të sistemit diktatorial komunist, pasi kjo është një dukuri që po kryhet në mungesë të plotë të respektit ndaj shtresave të përndjekura, si edhe në një shtrembërim të fakteve të së kaluarës që po transmetohen gabimisht si vlera në brezin e ri. Krijimi i hapësirave më të mëdha ligjore do të ishte i domosdoshëm për ta kthyer Këshillin e Etikës dhe KKRT-në në një organizëm edhe më aktiv në çështjet e etikës, tha znj Doda

Etika gazetareske

http://www.institutemedia.org/documenta/research%20and%20monitoring/research/ethics%20and%20self-regulation/ETHICS%20AND%20JOURNALISM%20IN%20ALBANIA%20shqip.pdf

Tuesday, February 23, 2010

E TMERRSHME.....

NJE PERSHENDETJE NGA BURGU!

PAMJE RRENQETHESE!

-A DUHET TE BEHEN PUBLIKE ATA...........?!

etika dhe media...

A eshte etike pasqyrimi i nje fotoje te tille ne media?

Pedagogët e Gazetarisë: Etika në komunikimin politik, e mangët

Pedagogët e Gazetarisë: Etika në komunikimin politik, e mangët
19 Dhjetor 2010

Etika, imazhi, propaganda... Janë këto disa nga karakteristikat e komunikimit politik. Më shumë se në çdo kohë tjetër, në një situatë të ndezur politike del nevoja për të folur mbi gjuhën e politikës dhe mënyrën se si ajo përçohet tek publiku. Emra të njohur të medias shqiptare, pedagogë të departamenteve të Gazetarisë e Letërsisë, u mblodhën dje në Konferencën Shkencore të përvitshme për të debatuar mbi “Komunikimin Politik në Shoqëri”. Emra të njohur si Mark Marku, Artan Fuga, Jonila Godole, Iris Luarasi, Genta Skura Zylyftar Bregu, Holta Shupo, Rrapo Zguri, Ervin Goci, Dhurata Shehri, Persida Asllani, Agron Tufa referuan mbi problematikën e këtij komunikim në kontekstin politik që ndodhet Shqipëria, si imazhi politik shqiptar në kontekstin ballkanas, gazetaria politike pas zgjedhjeve të 28 qershorit, etika në komunikimin politik, simbolika, statusi i dyfishtë tekstual i “komunikimit politik”, roli i internetit, përdorimi i elementëve artistikë si tregues i perceptimit real të politikës, etj. U bë një analizë e asaj çka ofron realiteti politik shqiptar, por edhe shembuj të rrallë komunikimi, si në referatin e Mark Markut, “Komunikimi politik i Rugovës”. Duke iu referuar mbulimit të fushatës në zgjedhjet e 28 qershorit dhe zhvillimeve të mëvonshme politike, u theksua fakti se politika dominon në median shqiptare, ndërkohë që publiku ka nevojë për shumë më tepër. “Ndoshta ka ardhur koha që të shohim sërish, në një mënyrë të re, motivin dhe sloganin: “Personalja është politike”, pasi jetojmë në një kohë kur politika është kthyer në personale. Ne dimë më shumë për pronat e Berishës, sesa për pronat tona, sa herë është ndarë Rama, ndërkohë që duhet të dinim më tepër për politikat e tij mbi arsimin dhe shëndetin. Ajo që me të vërtetë nuk bëjmë mirë është kornizimi i personales në politikë, të shpjegojmë pse, kur dhe ku politika ka rëndësi në jetët tona”, u shpreh pedagogia e gazetarisë, Iris Luarasi. Në këtë konferencë dolën një sërë problematikash dhe mangësish, për përmirësimin e së cilave media duhet të luajë një rol të rëndësishëm.

PASQYRO PER TE NDALUAR. ESMERALDA SADIKAJ

PASQYRO , PЁR TЁ NDALUAR…

Dhuna vret ! Dhuna , kjo dukuri që ka lindur së bashku me qënien njerëzore vret jo vetëm dhunuesin dhe të dhunuarin por edhe të tjerët përreth tyre . Koncepti i ushtrimit të dhunës në shumicën e rasteve përgjithësohet me atë fizike . Shumë njerëz mendojnë se kjo është forma më e rrezikshme e dhunës pasi lë “shenja”. Por , jo dhuna psikologjike, emocinale , mendore janë të pranishme kurdoherë në shoqërinë ku ne jetojmë .
Jo rrallë herë na qëllon të dëgjojmë të bërtitura , zënka rreth mjedisit ku ushtrojmë veprimtaritë tona . Në njëfarë mënyre edhe vetë edhe vetë ato ndikojnë në jetën tonë . Rol kryesor në pasqyrimin e ushtrimit të dhunës si fizike , psikologjike , emocionale luan media . Në një vend si Shqipëria media është vegël e politikës , ndaj ajo ka më shumë karakter politik . Në faqet e para të gazetës apo në edicionet e lajmeve vend parësor zënë lajmet politike . Fushat si socialja , kulturorja kanë më pak hapësirë . Në lidhje me rastet e dhunës këto pasqyroheshin në kronikën e zezë . Pra , viktimat e dhunës cilësoheshin si të vrarët e zakonshëm që për to dëgjojmë e lexojmë çdo ditë . Kohët e fundit këto raste kanë filluar të zënë faqet e sociales . Mendoj se dhuna është kthyer në një dukuri apo sëmundje e shoqërisë si droga e alkooli . Shoqëria ka nevojë të shërohet nga kjo lloj sëmundjeje . Një ndikim në shërimin e kësaj sëmundjeje ka edhe gazeta , radioja , tv e interneti . Gazetarët ,promovuesit e fjalës së shkruar dhe shprehjes së mendimit të lirë duhet të ndryshojnë metodën në të shkruarin e lajmeve mbi dhunën .
Problemet nisin që nga titulli i shkrimit . “ N.P e ka goditur bashkëshorten me sqepar disa herë duke i shkaktuar vdekjen “ , “Si më goditi me kazmë pronari i ndërtesës” , “Vret nga dashuria “ ,etj tituj të tillë gjen me shumicë në gazetat tona . Duhet të shmangemi nga prirja për t’i vënë lajmit një titull sa më sensacional .
Për të përshkruar rrethanat e dhunimit të individit duhet që gazetari të kontaktojë si me dhunuesin ashtu edhe me të dhunuarin ( kur krijohet mundësia ) . Duhet të krijojë një portret mbi secilin , të pyesë të tjerët për marrëdhëniet e tyre , të njihet me ligjet që përkojnë me rastin dhe mbi të gjitha shkrimi të mos jetë vetëm lajm . Ndoshta për këtë dukuri siç është dhuna do të ishte më efektive që për parandalimin e saj , shkrimi të përmbante edhe emocione . Gazetari si qënie njerëzore duhet të shkojë përtej ngjarjes . Nuk duhet të mjaftohet me raportimin e konfliktit mes bashkëshortëve ,por edhe ndikimin që ka tek ata të dy apo tek fëmijët . Në rastin kur e vë veten në vend të fëmijëve , gjithsecili prej nesh do të synonte të ndryshonte mënyrën e raportimit . Lotët e fëmijëve dhe thyerja e mijëra ëndrrave në të mijëtën e sekondës shkakton trauma të vështira për t’u kuruar.
Citimi i emocioneve të ndjera nga i dhunuari të shprehura në ligjëratë të drejtë apo të zhdrejtë do t’iu përcillte mesazhe të tjerëve që të mos dhunonin dhe të parandalonin dhunën . Gjithashtu e rëndësishme është që edhe gazetari të mos mbajë një qëndrim . Ai duhet të jetë asnjanës . Në shkrim arsyet e dhunimit duhet të jenë të dhëna saktë e qartë . E rëndësishmja në një raportim të mos jetë vetëm se kush është i dhunuari / dhunuesi ,por si lindi kjo dhunë e si mund të mënjanohet . Mesazhi kryesor që duhet të përcillet në cdo shkrim që pasqyron dhunën të jetë : “ KONTRIBO EDHE TI NË LUFTËN KUNDËR DHUNËS ! “. Kjo nënkupton faktin që motoja e medias të mos jetë vetëm pasqyrimi , por në rastin tonë motoja “ PASQYRO , PËR TË NDALUAR … !”
Edhe fotot që i bashkangjiten tekstit të shkruar apo imazhet tv që paraqiten kanë ndikim tek audienca . Skenat e dhunës për një fëmijë shkaktojnë dëme psikologjike e mendore. Madje edhe filmat vizatimor si “Tom & Xherri “ që e kanë të bazuar subjektin mbi konflikte të njëpasnjëshme lënë pasoja tek fëmijët të cilët e marrin informacionin ashtu siç jepet dhe nuk e përpunojnë atë.
Është detyra jonë , e gazetarëve , përfaqësuesve të medias që t’i themi “ MJAFT DHUNËS !” së pari në ndërgjegjjen tonë e më pas ta shpalosim këtë në shkrimet , edicionet , dokumentarët , emisionet . Le t’iu tregojmë të gjithëve e problemet zgjidhen ndryshe dhe se zgjidhja e tyre jo me anë të dhunës e zbukuron jetën dhe të bën të marrësh atë çka dëshiron prej saj .

Etika ne raportimin e dhunes ndaj femres. MALVINA GORREJA


Tema: Dhuna në familje ndaj femrës dhe pasqyrimi i saj në median elektronike.


Dhuna përbën një fenomen delikat që gjithmonë le hapësirë në organet mediatike. Femra është subjekti më i ekspozuar ndaj të gjitha formave të ushtrimit të dhunës, qoftë ajo fizike, psikologjike, seksuale apo ekonomike. Cdo lëvizje në aktivitetin social, në të gjitha dimensionet e saj, monitorohet nga syri mediatik. Në këtë mënyrë media jo vetëm informon audiencën për atë që ndodh, por realisht cdo opinion publik shndrrohet në një promovim të pastër mediatik. Prandaj cdo konsumator i “produktit” mediatik pavarësisht perceptimit individual, influencohet nga mënyra se si media e servir mesazhin. Shpesh lajmet që pasqyrojnë ushtrimin e dhunës dhe që kanë në fokus femrën, trajtohen nga media si fenomene sensacionale. Dhe kjo padyshim e tërheq audiencën...

“Media luan një roltë rëndësishëm në formimin e qëndrimeve dhe vlerave të individëve, si edhe shërben si një instrument i dobishëm për ndryshimet sociale.”(Këshilli i Europës në rekomandimet për barazinë midis burrave dhe grave në media, nr.R84-17). Mbrojtja dhe pasqyrimi i të drejtave të femrës duhet të jetë objektiv kryesor i medias elektronike dhe asaj të shkruar. Potenciali dhe influenca e organeve mediatike tek audienca duhet të shërbejë për parandalimin ose kurimin e disa plagëve sociale që janë problematike për shoqërinë ku jetojmë. Duke qënë se media nxit dhe monitoron zhvillimin e debatit publik, ajo nuk duhet të kufizohet vetëm me pasqyrimin e rastit të dhunës, por duhet të bëjë një analizë të thellë që të sensibilizojë dhe jo të trondisë psikologjikisht masën. Por cfarë ndodh realisht?!
Mënyra se si media e raporton dhunën në familje ndaj femrës, ndikon emocionalisht audiencën.

Publiku kur bie në kontakt me pamjet vizuale që pasqyrojnë dhunën pozicionohet në rolin e viktimës. Prandaj ky fenomen duhet trajtuar me shumë përgjegjshmëri dhe ndjeshmëri nga ana e gazetarit. Fotografitë transmetojnë me efikasitet të vërtetën e tmerrshme të një situate dhune, ndërsa pamjet filmike provokojnë një tension akoma edhe më të madh. Për këtë arsye është i nevojshëm një redaktim i intensitetit dhe i shkallës së përsëritjes së tyre në edicionet e radhës të lajmeve.(BBC, Udhëzues për gazetarë, Dhuna në familje, fq. 63-64). Televizioni përdor si mjet kryesor të transmetimit figurën, e cila ka fuqinë të fiksojë ngjarjen në kohë dhe hapësirë. Një media prestigjioze kur shfaq në ekran foton e një femre të dhunuar nuk mendon vetëm për efektin sensacional që do të shkaktojë pamja. Edhe nëse audienca rritet e rritet, viktima kurrësesi nuk e koncepton dot efektin “sensacinal”.

Sipas vendimeve gjyqesore të monitoruara për periudhën 01.06.2007 - 30.04.2008, rezulton se dhuna e ushtruar në familje ndaj grave arrin në shifrën 60%. Dhuna e ushtruar ndaj fëmijëve arrin në 5% dhe ajo e ushtruar ndaj grave dhe fëmijëve njëkohësisht arrin në 35%. Në 65% të rasteve dhunuesi me viktimën kanë pasur raporte bashkëshortore. Fenomeni i dhunës konstatohet edhe në ciftet që bashkëjetojnë, edhe pse në përqindje më të ulët.
Disa nga faktorët që favorizojnë dhunën janë: niveli i ulët arsimor, dieferenca në moshë, gjëndja ekonomoke, faktori gjeografik, xhelozia apo formimi moral.
Pasoja më e rëndë e dhunës familjare ndaj femrave është mohimi i të drejtave të tyre njerëzore. Dunimi i vazhdueshëm mund të sjellë edhe vdekjen ose vetvrasjen e vikimës nga pamundësia për ta përballuar tensionin.

Padyshim faji më i madh bie mbi autorët e dhunës, dhe pse një pozicion të rëndësishëm në këtë drejtim ka edhe media. Gjuha që ajo përdor(sidomos në shtyp), në disa raste është tepër e ekzagjeruar me nota letrare. P.sh një vrasje të ndodhur para një viti në burgun e Peqinit, gazetat e cilësojnë si “vrasje shekspiriane”... Cdo ditë biem në kontakt me tituj bombastikë, si: “Kur dashuria tregohet me sopatë”(Koha Jonë, 12.06.2007); “Xhelozia, 35 vjecari ther gruan me thikë”(Shekulli,4.12.2008); “Qëllon gruan me sqepar:më fyentenë sytë e të tjerëve”(Panorama,08.02.2007) Këto raste jo vetëm që nuk analizojnë problemin në thellësi, por krijojnë një lloj natyrëshmërie duke legjitimuar deri diku aktet e dhunës. Nëse vetë media përdor formulime të tilla jo etike, si:”vret motrën prostitutë”, “nëna prostitutë”, “policia kap tre prostituta”..., atëherë cfarë duhet të presim nga masa e gjerë?!

Publiku i pranon skenat e dhunës në filma triller dhe aksion, pra atje ku ngjarja është sa më larg realitetit. Ushtrimi i dhunës nuk mund të konsiderohet kurrësesi si një fenomen normal, prandaj nëse pasojat e dhunës nënvlerësohen ekziston rreziku që ato të bëhen te pranueshme. Duhet të tregohet kujdes në pasqyrimin e skenave që mund të provokojnë imitime me mjete që gjenden lehtësisht, si; thika, cekicë, kazma etj. Lajmet që transmetojnë skena dhune është mirë të transmetohen në orare të përcaktuara. Raportimi i dhunës ndaj femrës nuk mund të nuk duhet të inkurajojë konceptin se ato janë viktima që e pranojnë dhunën. Publiku mashkullor duhet të sensibilizohet dhe jo të nxitet drejt dhunës.

“Dhuna ndaj gruas përbën dhunim të të drejtave njerëzore, si edhe pengesë për arritjen e barazisë, zhvillimit dhe paqes.”(konferenca e katërt botërore e Pekinit, shtator, 1995). Mesazhi mediatik le gjurmë në publik duke rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë për faktin se dhuna vetëm i dëmton të dyja palët, dhe duke informuar se ekziston një legjislacion që mbështet viktimat. Media duhet të fokusohet tek problemet jetike për individin dhe shoqërinë. Është detyrë e saj të informojë për ekzistencën e ligjit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëit familjare’, të miratuar në 01,06.2007. Jo të gjitha femrat e dhunuara janë të informuara për ekzistencën e një legjislacioni që nuk lejon cënimin e integritetit të askujt. Dhe për këtë arsye zëri i medias ka nevojë për volum më të lartë, që ti, unë dhe gjithë të tjerët ta dëgjojnë…

Është praktikisht e pamundur të ndalosh shfaqjen e dhunës në television. Për shkak të mekanizmave psikilogjikë shumë njerëz janë të interesuar pas pamjeve që pasqyrojnë dhunën në përgjithësi dhe atë ndaj femrës në vecanti. “Skenat e dhunës ‘rrisin audiencën’, rrisin fitimet ekonomike të kanalit televiziv, falë tërheqjes së publicitetit. Nëse drejtori i kanalit televiziv heq dorë nga shfaqja e tyre, për arsye etike apo shijeje dëmton kanalin televiziv dhe herën tjetër kur të përsëriten skena të tilla ai do të sillet ndryshe nën trysninë e rregullave të tregut.”(Stefano Zecchi, Njeriu është cka ai sheh;televizioni dhe populli). Pasqyrimi i dhunës pavarësisht se është i dëmshëm, nga ana tjetër është i nevojshëm sepse kështu mediat ushtrojnë presion mbi agresorët dhe informojnë publikun. Mediat e emancipuara duke përkrahur viktimat, synojnë të ndërtojnë një shoqeri moderne dhe demokratike të cliruar nga dhuna.

Komunikimi nëpërmjet dhunës nuk i shërben askujt dhe shoqëria jonë ka nevojë të reflektojë për këtë problem. Ne cdo dite jemi protagonistë ose spektatorë të skenave konfliktuale që provokojnë tension. Media në disa raste e transformon ose e trajton me superlativa ngjarjen. Kur kemi të bëjmë me raportimin e dhunës në familje(por jo vetëm), ekzagjërimi është i tepërt dhe i dëmshëm njëkohësisht. Një femër, viktimë e dhunës së bashkëshortit, padyshim perjeton traumë të dyfishtë kur shikon në ekran pasqyrimin e dhimbjes së saj. Jo gjithcka personale mund të bëhet publike në televizion, jo cdo lloj dhimbjeje mund të ndahet me të tjerët... Si mund të vazhdojë përpara një fëmër e dhunuar nëse media e konsideron atë si nxitëse të dhunës?!

Dhuna përbën një shkelje të të drejtave të njeriut, prandaj ajo smund të paraqitet vetëm si një lajm sensacional, pa analizuar shkaqet dhe pasojat e saj. Media duhet të tregojë më tepër ndjeshmëri dhe seriozitet ndaj këtij fenomeni delikat dhe jo të trondisë psikologjikisht masën. Prioriteti kryesor i saj është informimi i publikut, por jo vetëm. Kjo strukturë gjigante që funksionon përmes komunikimit, kontribuon me të gjitha mënyrat për formimin e opinionit publik. Rritja e audiencës është synim kryesor i cdo medieje dhe për ta arritur këtë gjë ajo nuk kursehet aspak. Por donjëherë duhet patjetër të kufizohet interesi material përpara atij njerëzor...

























Bibliografi

1. Berisha, E.,Gjermeni, E.,Marku,M.,Shtaza,I.,Aleanca Gjinore për Zhvillim,”Dhuna në familje në fokusin e medias”, Tiranë, 2008.
2. Zecchi, S.,”Njeriu është cka ai sheh:televizioni dhe populli.”
3. Dhuna në familje. Përmbledhje artikujsh. Aleanca Gjinore per Zhvillim.
4. BBC,Udhëzues për gazetarët.
5. http://t-r-e-d.blogsport.com/2008/08/stop-dhunës-ndaj-grave.html

Tuesday, February 16, 2010

ETIKA NE MEDIA DHE KOMUNIKIM

Ditën e diel, Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, pësoi një agresion fizik nga një qytetar italian, gjatë një evenimenti publik në Milano.
Kryeministri Berlusconi nuk vonoi të argumentonte se kjo ishte një vepër e një personi, i cili i nxitur nga gjuha e ashpër përdorur ndaj tij nga kundërshtarët politikë dhe mediat ndërkombëtare, ka krijuar një imazh prej përbindëshi.
Nuk mund të provohet qartë nëse agresioni ishte pasojë e akuzave dhe fakteve publike ndaj Kryeministrit Silvio Berlusconi por, gjithsesi, agresioni fizik duhet të sjellë një reflektim në komunikimin publik të politikanëve dhe pasqyrimin në media të deklaratave të tyre.
Në Shqipëri, prej më se 3 javësh, jemi të gjithë dëshmitarë të deklaratave të përditshme politike të grupit parlamentar të Partisë Demokratike kundër kundërshtarëve të tyre politikë, kryesisht liderëve të Partisë Socialiste.
Në fakt, me këtë rast, publiku pati mundësinë të njohë disa deputetë që nuk kishin folur ndonjëherë, dhe as do të flasin në këtë mandat të Kuvendit Popullor ndonjëherë për ekonominë, ambientin apo të sjellin shqetësime nga zonat elektorale por, do të lexojnë herë pas herë vetëm deklarata kundër opozitës dhe liderëve të saj.
Emëruesi i përbashkët i këtyre deklaratave të deputetëve demokratë, normalisht pjesa më "intelektuale" e kësaj partie, është fakti se fjalori i përdorur është jashtë etikës, dhe duhet të ngrejë një problem të madh në lidhje me komunikimin publik.
Duke anashkaluar për një moment problemet ligjore që sjell fjalori i përdorur (tashmë janë depozituar disa padi civile dhe penale në institucionet e drejtësisë), duhet që këta politikanë të reflektojmë për etikën e munguar në fjalorin e përdorur prej tyre dhe komunikim e dhunshëm që bëjnë me publikun.
Gjithashtu, si persona publikë që kanë mundësi të flasin në mediume që ndiqen gjerësisht nga publiku (foltorja e parlamentit, emisione politike etj.), ata duhet të ndërgjegjësohen për ndikimin negativ që shkaktojnë në publik.
Unë kam bindjen se shqiptarët janë më të përgjegjshëm dhe me më shumë kulturë se përgjithësisht klasa politike që i përfaqëson dhe besoj se, nuk do të jemi dëshmitarë të ndonjë agresioni fizik ndaj opozitës, por me këtë gjuhë mbushur me urrejtje të përdorur nga pushteti, vetëm pasoja negative mund të priten.
Konstatoj në komunikimin e përditshëm se shqiptarët gjerësisht shprehin prerë mospranimin ndaj kësaj mënyre të komunikuari, madje, edhe nga votues e simpatizantë të Partisë Demokratike. Por, gjuha e ashpër, plot urrejtje dhe jashtë çdo rregulli etik, ka sjellë një tension të përgjithshëm dhe mund të sjellë edhe veprime agresioni nga militant ekstremist.
Një problem tjetër shqetësues që duhet analizuar është dhe roli i mediave dhe gazetarëve në këtë çështje. Një pjesë e medias vizive dhe të shkruar ka pasqyruar fjalë për fjalë të gjitha fjalimet.
Nuk është korrektuar asnjë fjalë, dhe publikut i është përcjellë gjithë fjalori i dhunshëm përdorur nga deputetët e pushtetit. Pasqyrimi që mediat kanë bërë është brenda së drejtës së tyre për lirinë e përhapjes së informacionit dhe, ligjërisht nuk asnjë pengesë ligjore për të mospublikuar fjalorin jashtë çdo etike të politikanëve të pushtetit.
Por, unë shpresoj që vetë aktorët e medias të hapin një debat dhe të krijojnë disa standarde, ku të vetëndalojnë përhapjen për publikut të gjithë rrugaçërisë që përdoret nga klasa politike.
Theksoj dhe një herë se, pengimi nga vetë media i përhapjes së një fjalori jashtë çdo etike, nuk është i mbështetur në ligj por, nga pikëpamja morale media mund të reagojë vetë, duke ngritur standardet e saj të komunikimit me publikun.
Ndërkohë, një pjesë tjetër e mediave, janë përpjekur që jehona e këtyre deklaratave të jetë sa më e madhe. Diku paaftësi për të bërë media, diku tjetër të komanduar nga pushteti, media të tilla kanë thyer çdo rregull të etikës në gazetari.
Ndoshta është momenti që vetë mediumet e gazetarëve dhe pronarëve të medias, duhet të kuptojnë që media nuk është në funksion të biznesit të politikës, por një biznes më vete dhe si i tillë duhet të krijojë standarde.
Në të kundërt, këto media do të ngelen në ato nivele minimale të shitjes, sepse niveli intelektual i shqiptarëve nuk pranon të tilla komunikime.

1 KOMENT
Mire more vella, qe politikanet "i nxiu" me kercenime dhe shpifje.I nxiu pa derguar asgje dhe asnje fakt ne Prokurori.Po me familjet cfare ka?Cdo grua, apo burre i dhunuar, ka te drejte te shkoje PERSONALISHT, dhe te beje DENONCIM, per perdorim dhune verbale dhe fizike, NE CDO KOHE NE POLICI.Cfare dreqin do Sali Berisha?Me cfare te drejte FUT HUNDET, ne ceshtje personale dhe familjare?KRYMINISTRI DHE QEVERIA KANE HALLE TE TJERA ME TE MEDHA/Nuk kane pune me ceshtjet qe meret policia dhe pushteti lokal!NUK KANE PUNE ME JETEN DHE MARDHENIET NE FAMILJE.Sa raste ka zoteria e tij (Ylli Pango, Jemin Gjana, etj) qe dhunojne hapur grate neper dikastere?ME CFARE TE DREJTE I URDHERON AI NJERZIT ( GRATE NE KETE RAST) QE TE DALIN NE MITINGUN E DATES 8 NENTOR ME "FORCE"?A eshte ky njeri SHKELSI NUMER NJE, i asaj qe thote me gojen e vet???O gazetare!Boll dhate lajme per kete njeri qe duhet TE ZHDUKET NGA SKENA POLITIKE-SHOQERORE, nje ore e me pare!BOLL! Vendosni nje bojkot 3 ditor dhe mos shkruani lajme shqetesuese.Tregoni barcaleta dhe mbushini faqet e gazetave vec me lajme pozitive!

ETIKA NE KOMUNIKIMIN POLITIK

Pedagogët e Gazetarisë: Etika në komunikimin politik, e mangët
• Etika, imazhi, propaganda... Janë këto disa nga karakteristikat e komunikimit politik. Më shumë se në çdo kohë tjetër, në një situatë të ndezur politike del nevoja për të folur mbi gjuhën e politikës dhe mënyrën se si ajo përçohet tek publiku. Emra të njohur të medias shqiptare, pedagogë të departamenteve të Gazetarisë e Letërsisë, u mblodhën dje në Konferencën Shkencore të përvitshme për të debatuar mbi “Komunikimin Politik në Shoqëri”. Emra të njohur si Mark Marku, Artan Fuga, Jonila Godole, Iris Luarasi, Genta Skura Zylyftar Bregu, Holta Shupo, Rrapo Zguri, Ervin Goci, Dhurata Shehri, Persida Asllani, Agron Tufa referuan mbi problematikën e këtij komunikim në kontekstin politik që ndodhet Shqipëria, si imazhi politik shqiptar në kontekstin ballkanas, gazetaria politike pas zgjedhjeve të 28 qershorit, etika në komunikimin politik, simbolika, statusi i dyfishtë tekstual i “komunikimit politik”, roli i internetit, përdorimi i elementëve artistikë si tregues i perceptimit real të politikës, etj. U bë një analizë e asaj çka ofron realiteti politik shqiptar, por edhe shembuj të rrallë komunikimi, si në referatin e Mark Markut, “Komunikimi politik i Rugovës”. Duke iu referuar mbulimit të fushatës në zgjedhjet e 28 qershorit dhe zhvillimeve të mëvonshme politike, u theksua fakti se politika dominon në median shqiptare, ndërkohë që publiku ka nevojë për shumë më tepër. “Ndoshta ka ardhur koha që të shohim sërish, në një mënyrë të re, motivin dhe sloganin: “Personalja është politike”, pasi jetojmë në një kohë kur politika është kthyer në personale. Ne dimë më shumë për pronat e Berishës, sesa për pronat tona, sa herë është ndarë Rama, ndërkohë që duhet të dinim më tepër për politikat e tij mbi arsimin dhe shëndetin. Ajo që me të vërtetë nuk bëjmë mirë është kornizimi i personales në politikë, të shpjegojmë pse, kur dhe ku politika ka rëndësi në jetët tona”, u shpreh pedagogia e gazetarisë, Iris Luarasi. Në këtë konferencë dolën një sërë problematikash dhe mangësish, për përmirësimin e së cilave media duhet të luajë një rol të rëndësishëm.

NIVELI I GAZETARISE SHQIPTARE

Niveli i gazetarise shqiptare
Gazetaria shqiptare mund te thuhet qe ka marre hov te madh ne vitet postdiktatoriale.Gjate periudhes se komunizmit, gazetat e pakta, ishin pak a shume te nje rryme e te nje niveli ku binte qarte ne sy propaganda per pushtetin e partine e Punes. Nuk mund te flitej absolutisht per Liri Shtypi dhe shkrimet duhet te kalonin filtrin e censures perpara se te publikoheshin. Pasi regjimi komunist ra dhe me ndryshimin e legjislatures u be e mundur hapja e gazetave dhe revistave te para private numri i te cilave u rrit ne perpjestime te medha aq sa ne pak vite Shqiperia u be vendi europian me numrin me te madh te gazetave ne raport me popullsine. Ky numer i madh erdhi jo vetem si pasoje e lirise se shumekerkuar, por dhe si pasoje e subvencionimeve dhe ndihmes se shtetit i cili i perjashtoi nga tatimet dhe u la rruge te lire veprimi.Ky numer kaq i madh gazetash lindi problemin e gazetareve te cilet nuk ishin te mjaftueshem. Keshtu ne to shkruanin shume persona qe nuk kishin mbaruar akoma shkollen per gazetari, pra nuk ishin profesionalizuar ne ate fushe, prandaj dhe niveli i pergjitshem linte shume per te deshiruar.Sot kane kaluar mbi 12 vjet qekur shtypi fitoi lirine dhe natyrisht shihet qe niveli i shkrimeve ne gazeta eshte permiresuar se tepermi. Megjithate duke e krahasuar me nivelin e gazetarise perendimore, perseri vihet re nje diference e madhe. Te pakten ky eshte mendimi im.Gjithashtu kohet e fundit kane plasur polemika ne lidhje me Lirine e Shtypit ku gazetare, publiciste etj akuzojne per ushtim dhune psikologjike ndaj tyre, nje lloj dhune qe nuk shihet ne aparence, por qe mund te veshgohet ne thellesi.Nga kontaktet e mira personale, te gjithe me thone qe si media e shkruar dhe ajo elektronike mezi arrin te mbijetoje nga ana financiare dhe i duket e cuditshme kur gazeta, radio apo televizione te vecanta arrijne qe tja dalin me sukses madje dhe te ndermarrin organizime me kosto te larte. Media pak a shume eshte e polarizuar, pro dhe kundra qeveritare dhe me cfare shihet, grupi i pare nuk para e ka problem anen ekonomike.Ju cfare mendimi keni ne lidhje me gazetarine ne pergjithesi, nivelin e medias tek ne dhe cfare fenomenesh e shoqerojne jeten e perditshme te tyre?A mund te krahasohemi dot me boten ne kete drejtim, apo eshte akoma shpejte? Cfare duhet bere per te permiresuar nivelin, imazhin dhe gjithcka tjeter qe perfshihet ne to?